Vettingu, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Enton Dhimitri

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtarin në Gjykatën e Apelit Gjirokastër, Enton Dhimitri. Gjyqtari është edhe kandidat për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, ndërsa trupa gjykuese ishte e përbërë nga Xhensila Pine, Genta Tafa, Pamela Qirko.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimi ka theksuar se mbi informacionet e ILDKPKI, hetimi për këtë gjyqtar ishte bërë në të tre komponentët, pasuri, aftësi profesionale dhe integritet. Gjyqtari nuk ka rezultuar me probleme për pasurinë si dhe në aftësitë profesionale, por probleme janë konstatuar në drejtim të integritetit.

Sipas realtores Qirko, Komisioni kishte marrë informacione që kunati i gjyqtarit rezultonte i dënuar në Greqi me 20 vite burg për trafikim të lëndëve narkotike dhe kjo gjë nuk ishte shënuar nga gjyqtari në deklaratën vetting. Por pavarësisht këtij fakti, KPK ka vendosur të konfirmojë në detyrë gjyqtarin e Gjirokastrës, Enton Dhimitri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?