Vettingu mban pezull Gjykatën Kushtetuese

Vettingu mban pezull plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese duke e vënë këtë institucion përpara vështirësive në funksionimin e tij. Mazhoranca ka hedhur hapin e parë që anëtarët e rinj të zgjidhen pa iu nështruar vlerësimit, duke e lënë këtë për një fazë të dytë ndërsa opozita nuk ka vendim zyrtar për këtë cështje, ndonëse “off record” e shohin si zgjidhje. Palët poltike ende nuk kanë diskutuar apo janë  konsultuar për ketë cështje, ndërsa presidenti, kuvendi dhe gjykata e lartë e kanë hapur garën për vendet vakante. 

Ngërçi në të cilën ndodhet Gjykata Kushtetuse, për shkak të dorëheqjes së disa anëtarve, duket se ka sjellë ndryshim të qëndrimeve të mazhorancës por dhe opozitës, lidhur me procesin e e vlerësimit kalimtarë. Kryetari i grupit parlamentarë të Partisë Socialiste, Taulat Balla, në studion e Ora News propozoi që anetarët e Gjykatës Kushtetuese të zgjidhen pa “vetting” ne menyrë që ky institucion të jetë funksional dhe vlerësimi të jetë për një moment të dytë.

Balla: Më pas bëjnë vettingun. Nëse nuk e kalojnë vettingun shkarkohen dhe menjëherë hy në lojë propozuesi dhe inicion procesin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Opozita nuk ka një vendim zyrtar për ketë cështje, por duket se në kushtet kur institucioni që është referim krysor për aktet e paligjshme që sipas tyre ndërmerr qeveria, është në kushtet e mosfunksionimit,  e shohin zgjidhje të mundshme! Ora News, komunikoi  me ekspertë  dhe deputetë të opozitës  që janë angazhuar për reformën në drejtësi, dhe nuk e përjashtojnë mundësinë që anëtarët e kushtetueses të zgjidhen pa vetting duke e lënë këtë proces për moment të dytë. Trupa e Gjykatës Kushtetuese sot ka 6 gjykatës në detyrë ndërsa vetëm 5 prej tyre janë të mandatuar, pasi gjyqtares Vitore Tusha,  i ka përfunduar mandati. Presidenti, Kuvendi dhe Gjykata e Lartë, institucione këto që kushtetuta përcakton për emërimin dhe zgjedhjen e antarve të Gjykatës Kushtuese e kanë hapur garën. Por vettingu mban pezull procedurën  dhe  shtyn në kohë afatin për plotësimin e vendeve vakante.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ligji për organizmin dhe funksionimin e gjykatës kushtetuese, në nenin 7/a,  ku detajon kushtet dhe kriteret e emërimit, sanksionon se gjyqtari duhet  të ketë kaluar me sukses procesin e kontrollit dhe verifikimit të pasurisë së tij personale dhe të familjarëve, por dhe të jetë vlerësuar për aftësitë profesionale dhe integritetin etik e moral, kur zgjidhet në atë detyrë. Një moment tjetër që mban pezull plotësimin e vakancave në Gjykatën  Kushtetuese është Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.  Neni 125 i kushtetutës thotë se anëtarët përzgjidhen ndërmjet kandidatëve të renditur në tri vendet e para të listës nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Gjykata e Lartë prej 16 janarit të vitit 2017, e ka hapur  procedurën  për vendin vakant të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe i ka përcjellë KED-së tre emra për vlerësim. Kjo trupë nuk ka marrë vendim pasi  ka një interpretim  se ky institucion nuk mund të veprojë pa kaluar vetë më parë në  vlerësim. Përtej deklaratave të publike të njënashme  mazhoranca  dhe opozita nuk kanë komunikuar për këtë cështje! Derisa kjo të ndodhë gjykata kushtetuese organi më i lartë garant i respektimit të ligjit, mbetet në vështirësi pothuajse në mosfunksionim.

/Ora News

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?