Vettingu përçan prokurorët, magjistratët kundër “veteranëve”

Takimi i prokurorëve, të cilët ishin njoftuar më herët se duhet të mblidheshin në datën pesë për të vendosur se çfarë qëndrimi do të mbanin për ligjin e Vettingut, është anuluar në mënyrë të beftë.

Nuk dihen arsyet e vërteta të shtyrjes pa afat të takimit mes përfaqësuesve të akuzës, por Unioni i Prokurorëve ka njoftuar anëtarët se mbledhja e tyre nuk do të zhvillohet këtë të shtunë.

Megjithatë burime nga Unioni thanë për Top Channel se shkak për dështimin e takimit është bërë ndarja në dy grupe e prokurorëve për Vettingun.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga njëra anë prokurorë të rinj, të cilët janë magjistratë kanë shprehur paraprakisht votën kundër dërgimit të ligjit të Vettingut në Kushtetuese.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë që pjesa tjetër e prokurorëve janë pro ankimimit të këtij ligji në Gjykatën Kushtetuese, pasi sipas tyre vakuumi ligjor i krijuar ka cënuar punën e përditshme të prokurorëve duke shkaktuar ngërç për hetimin e dosjeve të hapura.

Por ndërkohë ligji i Vettingut thënë ndryshe ligji për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve është pezulluar nga Gjykata Kushtetuese pasi bie ndesh me Koventen Evropiane të të drejtave të Njeriut.

Ligji tashmë i ngrirë ka pezulluar gjithashtu edhe reformën në drejtësi derisa të kthehet një përgjigjje nga Komisioni i Venecias për pyetjet e Gjykatësve Kushtetues

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?