Vettingu/ Seanca e parë të hënën: Në sitë, kreu i Administratives Korçë, Apeli nis sezonin me “peshat e rënda”

Do të jetë Sokol Ibi, gjyqtar/kryetar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës Parë Korçë emri i parë që do të hapë sezonin e ri të punës për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit të hënën më 2 shtator, pas pauzës së plotë të muajit gusht.  Të martën më 3 shtator  të jetë Kolegji i Posaçëm i Apelimit ai që do të zhvillojë seancën pas pushimit një mujor. Përpara trupës gjykuese do të dalë Prokurori i Krimeve të rënda Besnik Muçi, i cili u konfirmua fillimisht në detyrë në verën e vitit 2018, vendim që nuk bindi Komisionerin Publik dhe ONM-në. Më datë 6 shtator do të dalë përpara Kolegjit të Apelimit Artur Malaj, i Gjykatës Administrative Tiranë, edhe ai i apeluar nga Komisioneri publik dhe ONM. Më tej, më datat 9 dhe 16 shtator do të vijohet përkatësisht me gjyqtarin Gentian Medja dhe me Prokurorin Bujar Hoti, i cili ka apeluar vendimin për shkarkimin nga detyra nga Shkalla e Parë e Vetting-ut.

Seanca e dytë  për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.  do të zhvillohet më datë 4 shtator me Hysni Vatën, Drejtues i Prokurorisë së Matit. Pauza e gushtit nga organet e Vetting-ut erdhi pas një aktiviteti mjaft të ngarkuar gjatë muajit korrik, veçanërisht për Komisionin e pavarur të Kualifikimit. Sipas të dhënave zyrtare, deri në fund të korrikut 2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka firmosur 188 vendime në total. Filtrin e trefishtë në pasuri, figurë e profesionalizëm e kaluan me sukses 81 gjyqtarë dhe prokurorë. Ata ia dolën të provojnë para Komisionit se kishin pasuritë pastër dhe zero kontakte me botën e krimit. 67 të tjerë u ndëshkuan më përjashtim nga sistemi, ndërsa 1 u kthye në Shkollën e Magjistraturës.

/ SCAN

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?