“Vettingu” – Unioni i Prokurorëve shtyn mbledhjen, Asambleja me 12 nëntor

Shtyhet për në 12 nëntor mbledhja e Asamblesë së Unionit të Prokurorëve e parashikuar për tu mbajtur me 5 nëntor.

Unioni do të vendosë për qëndrimin që do të mbajnë në lidhje me ligjin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve që ka përfunduar në komisionin e Venecias.

Në këtë mbledhje prokurorët do të vendosin edhe nëse do t’i drejtohen apo jo gjykatës Kushtetuese si palë e interesuar në proces.

Swiss Digital Desktop Reklama

RENDI I DITËS: “1.Diskutim  dhe votim  lidhur me qendrimin e UPRSH per gjykimin e ceshtjes ne GJykaten Kushtetuese me  kerkues 1/5 e deputeteve te Kuvendit te Shqiperise – anetare te grupit parlamentar te Partise Demokratike, me objekt Deklarimin e papajtueshem me Kushtetuten te ligjit nr.84/2016 ‘Per rivleresimin kalimtar te gjyqtareve dhe prokuroreve ne Republiken e Shqiperise’ Pezullimin e ligjit nr.84/2016.

Swiss Digital Mobile Reklama

2.Ne varesi te votimit, diskutim  mbi menyren e perfaqesimit te  kerkeses ne Gjykaten Kushtetuese”.

Asambleja mblidhet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila më 25 tetor vendosi të pezullojë ekzekutimin e ligjit për rivlerësimin e figurave te gjyqtarëve dhe prokurorëve, pas ankimimit të bërë nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

Ligji iu dërgua Komisionit të Venecias për të dhënë opinion nëse është apo jo antikushtetues.

Po këtë ditë kjo gjykatë vendosi  të pranojë si palë në proces unionin e gjyqtareve pas kërkesës së bere nga këta të fundit.

Pezullimi i ligjit të rivlerësimit të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve ka pezulluar edhe Shkollën e Magjistraturës.

Kandidimi u krye në bazë të ligjit të Vettingut që përcaktonte shpalljen e 25 kandidatëve fitues, por tashmë me pezullimin e ligjit nuk mund të kryhet kjo procedurë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?