Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 17 Nëntor 2026, 07:19 Robert Pattinson zëvendëson Daniel Craig si James Bond Robert Pattinson, aktori britanik i njohur për rolet e tij në filma si “Twilight” dhe “The Batman”, është konfirmuar si aktori i radhës që…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • PS
  • Gjermania-Holandë
  • Protesta
  • Rama
  • Gëzim Ndoka
  • Shëndetësia
  • Reforma zgjedhore
  • SPAK
Lajmet e fundit
Në trend
  • PS
  • Gjermania-Holandë
  • Protesta
  • Rama
  • Gëzim Ndoka
  • Shëndetësia
  • Reforma zgjedhore
  • SPAK
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Vettingu, Vishaj: Kaluan nga sistemi i drejtësisë në zyra avokatie, nuk dënohen nga kolegët

Aktualitet E premte, 11 Shtator 2020 19:35
Vettingu, Vishaj: Kaluan nga sistemi i drejtësisë në zyra avokatie, nuk dënohen nga kolegët
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Prej dy vitesh në Shqipëri vijon procesi i vettingut për prokurorët dhe gjyqtarët. Shumica e tyre kanë kaluar në sitën e komisioneve ku disa prej tyre nuk kanë arritur të përmbushin pikat e kualifikimit.

Por deri më tani nuk kemi asnjë të dënuar. Juristi Saimir Vishaj thotë se gjatë kësaj kohe nuk është bërë spastrim i drejtësisë, por thjeshtë një kalim i gjyqtarëve nga sistemi i drejtësisë në zyra avokatie.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në një intervistë për Ora News ai shprehet se gjyqtarët nuk mund të dënojnë të shkarkuarit nga vettingu pasi vetëm disa kohë më parë kanë qenë kolegë.

Vishaj: Në këto momente që ne flasim, nuk mendoj që ne spastruam sistemin e drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët që kishin probleme me drejtësinë por ata i kthyem në një moment në avokatë. Kjo është anormale, situatë alarmante për të cilën ne kemi pasur të gjithë shqetësim që do të thotë që nuk ka ndodhur asgjë. I hoqën nga sistemi i drejtësisë për t’i vendosur në studio avokatie. Sot një ish gjyqtar i përjashtuar nga organi i vettingut shkon përballë me një avokat apo gjyqtar që ka qenë në një trup gjykues. Ndërton një studio luksoze. Është shumë e vështirë që gjyqtarët dhe prokurorët të cilët kanë kaluar vettingut të gjykojnë kolegët e tyre. Ata më parë mund të fusin në burg një avokat, një të varfër për 2 gramë hashash por e kanë të pamundur të fusin kolegët pasi nesër mund të jenë ata në të njëjtin status. Gjendja është alarmante.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Gjithashtu Vishaj u shpreh se procesi i vettingut nuk ka shkuar ashtu siç qytetarët e imagjinonin. Sipas tij, ekspertët që u morën me këtë proces në Shqipëri nuk e kishin llogaritur dëmin që do i bënin vendit shkatërrimi i Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese.

Mund t'ju interesojë

Kërkohet nga Burnham të investojë në hekurudhat ndërkombëtare për të nxitur rivendosjen e marrëdhënieve MB-BE

Kërkohet nga Burnham të investojë në hekurudhat ndërkombëtare për të nxitur rivendosjen...

Para 1 ore
Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.8 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.8 lekë

Para 1 ore
Moti sot: shi në Tiranë e Shkodër, deri 21°C në Vlorë

Moti sot: shi në Tiranë e Shkodër, deri 21°C në Vlorë

Para 1 ore

Vishaj: Një drejtësi që blihet me lekë nuk është një drejtësi që ne kemi kërkuar por ka pasur dhe të mirat e veta. Ka dy vjet që gjyqtarët janë pjesë e rivlerësimit dhe kanë kaluar 170 prokurorë dhe gjyqtarë. Por ende qytetari nuk ka prekur atë që ai ka imagjinuar atë përpara vettingut. Ata ekspertë që u morën me vettingun në drejtësi nuk e kishin imagjinuar pasojat e saj të parikuperueshme. Do të thotë që shkatërrimi i Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese kanë sjellë dëme të paimagjinueshme. Jemi vendi i vetëm në Europë pa gjykatë të lartë dhe kushtetuese, pra na mungon një pushtet. Shtet do të kishimm vetëm nëse do të ekzistonin të 3 pushtetet por në këto kushte nuk kemi shtet.

Pas SPAK, tashmë dhe Byroja Kombëtare e Hetimit ka nisur nga puna ku fillimisht po bëhet përzgjedhja e 60 hetuesve të cilët do të trajnohen në ShBA me trajnerë të specializuar të FBI-së.

Por Vishaj është skeptik për këto dy struktura ku thotë se u përfol për kapjen e peshqve të mëdhenj por nuk ka ende rezultate.

Visha: Deri në këto momente nuk ka dritë jeshile. U fol për peshq të mëdhenj por deri tani nuk është vepruar sepse kolegët e kanë vështirë të godasin kolegët e tyre. SPAK duhet përshëndetur që goditi një gjyqtar por duhet të veprojë tek ata që kanë dosjet gati. Sot qarkullojnë miliona euro dhe studiot ligjore po bëjnë lavatriçen e tyre. Ne nuk kemi vakuum ligjor. Nuk kishim nevojë për OFL se kishim ligjin “Anti-Mafia. Sot duhet të veprojë ligji “Anti-Mafia”, OFL duhet të jetë në veprim të ligjit “Anti-Mafia”. Nëse SPAK dhe BKH është ajo që kemi ëndërruar dhe nuk vepron mbi ministra e deputetë nuk mund të presim atë drejtësi që duam, për një drejtësi ku sundon ligji. Duhet të sjellim besimin te qytetari.

Etiketat e lidhura

vettinguVishaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Robert Pattinson zëvendëson Daniel Craig si James Bond
Para 36 minutash

Robert Pattinson zëvendëson Daniel Craig si James Bond

Trump aludon për takim të mundshëm me Kimin, ky i fundit viziton resortin e skive
Para 1 ore

Trump aludon për takim të mundshëm me Kimin, ky i fundit viziton resortin e skive

Burnham: Brexit ka dëmtuar ndjeshëm pozicionin global të Britanisë
Para 1 ore

Burnham: Brexit ka dëmtuar ndjeshëm pozicionin global të Britanisë

Kërkohet nga Burnham të investojë në hekurudhat ndërkombëtare për të nxitur rivendosjen e marrëdhënieve MB-BE
Para 1 ore

Kërkohet nga Burnham të investojë në hekurudhat ndërkombëtare për të nxitur rivendosjen e marrëdhëniev...

Më të lexuarat

1 Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist
Para 11 orësh

Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist

2 Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit
Para 17 orësh

Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit

3 Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste
Para 9 orësh

Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste

4 Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë
Para 8 orësh

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.