Vettingu, zgjidhet kryetarja e Komisionit të Kualifikimit

Genta Bungo do të jetë kryetarja e Komisionit të Kualifikimit pranë komisionit të Vettingut. Në garë ishin katër kandidatë, si Alma Vokopola, Etleda Çiftja dhe Lulzim Amitaj. Mandati në krye të këtij komisioni është 3 vjeçar.

Komisioni i pavarur i Kualifikimit do të vlerësojë pasuritë e gjyqtarëve dhe të prokurorëve. Komisioni sipas ligjit, do të bashkëpunojë me ILDKPI-në dhe në fund do të dalë më një vlerësim.

Procesi pritet të nisë gjatë muajit shtator.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përveç pasurisë do të vlerësohet dhe niveli i profesionalizmit dhe do të monitorohet puna e tyre. Për të evituar korrupsionin ndaj tij, ky Komision do të monitorohet nga një mision ndërkombëtar në përbërje të të cilit janë ekspertë të BE-së, SHBA-së dhe organizatave të tjera.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas ligjit, komisioni i pavarur i kualifikimit do të funksionojë jo më pak se data 31 dhjetor i vitit 2025.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?