Vettingu/Zgjidhet kryetarja e Kolegjit të Apelimit
Ditën e sotme është zgjedhur kryetarja e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, një nga tre institucionet që do të bëjë procesin e rivlerësimit (vettingut) të gjyqtareve dhe prokurorëve shqiptarë.
Ajo është Natasha Mulaj, një nga shtatë anëtarët e këtij Kolegji.
Në procesin e votimit, i cili u zhvillua në prani të dhe me monitorim e vëzhguesve ndërkombëtarë votuan 7 anëtarët përbërës Ina Rama, Luan Daci, Sokol Çomo, Albana Shtylla, Ardian Hajdari dhe Rezarta Schultz të cilët zgjodhën Natasha Mulajn.
Këtë lajm e ka konfirmuar edhe Genoveva Ruiz Calavera, Drejtore e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për reformën në drejtësi nëpërpjet një postimi në rrjetet sociale./

