Vëzhgues për mbrojtjen e të dhënave në BE
Të dhënat personale duhet gjithmonë të jenë të mbrojtura. Në këtë kuadër, Zyrës së Komisionarit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ju është akorduar, statusi i vëzhguesit në Grupin e Punës së Nenit 29 të Bashkimit Evropian. Sipas njoftimit për shtyp, marrja e statusit si vëzhgues, do të jetë një hap i rëndësishëm në rrugën e integrimit evropian për vendit tonë. Kjo përgjegjësi konfirmon seriozitetin që kanë standardet e legjislacionit shqiptar, që njëkohësisht paraqet hapur përputhjen me BE-në.
Zyra e komisionarit ka marrë përgjigje pozitive pas aplikimit të saj, për anëtarësim u bë nga Sekretariati i Grupit të Punës së Nenit 29, në Njësisë për Mbrojtjen e të Dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Drejtësisë dhe Konsumatorëve të Komisionit Evropian.
Çfarë është dhe si funksionon Grupi i Punës së Nenit 29?
Një organizëm i posaçëm evropian, i ngritur në përputhje me nenin 29 të Direktivës 95/46/EC, për të mbikëqyrur zbatimin e saj në vendet anëtare të BE. Ai është organizmi i Autoriteteve për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të vendeve anëtare të BE, si dhe në të ka përfaqësues nga Komisionit Evropian dhe nga Mbikëqyrësi Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave – EDPS. Grupi është një organ këshillimor dhe i pavarur. Po ashtu, GP29 i është dhënë e drejta për të propozuar çdo amendim legjislativ dhe hartimin e reformës në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale në vendet anëtare të BE.
KOHA JONË SONDAZH

