Vëzhguesit Vendorë: Teknologjia minimizon keqmenaxhimin e votës së qytetarëve në zgjedhje

E ftuar në hapësirën e intervistës në studion e lajmeve të Rtv Ora, Kryetarja e Koalicionit të Vëzhguesve Vendor, Gerta Meta, u shpreh se identifikimi dhe votimi elektronik do të ulte keqmenaxhimin e votës së qytetarëve. Sipas saj, në të kalaurën është provuar një projekt pilot por ai dështoi dhe askush nuk mbajti përgjegjësi, megjithëse u harxhuan miliona dollarë.

Gerta Meta: Për të shmangur këtë performancë të keqe të komisionerëve për menaxhimin e votës, ka opsione të ndryshme për depolitizimin e strukturave që merren me menaxhimin e zgjedhjeve. Opozita po mbron me shumë forcë përdorimin e teknologjisë. Për identifikimin e votuesve, që të mos ketë më votime në grup etj. Kështu, identifikimi elektronik do të ishte një mundësi e mirë për ta minimizuar këtë keqmenaxhim të votës së qytetarëve. 

Ka dhe një opsion që dhe votimi të jetë elektronik. Ne kemi pasur një projekt pilot në të kalurën, ka qenë një proces i dështuar, askush nuk merr përgjegjësi pse ka dështuar ky projekt pilot. Janë harxhuar miliona dollar. Uroj dhe besoj të mos përsëriten të tilla gjëra. Me që 15 marsi është afër, unë mendoj se PD dhe PS ka ardhur momenti që ata të flasin hapur duke thënë: do ndryshohet konkretish.

Më tej, ajo foli dhe për sistemin zgjedhor. Sipas zonjës Meta, duhet një sistem zgjedhor që të jetë sa më afër qytetarëve, ku këta të fundit të ndihen të përfaqësuar me votën e tyre.

Gerta Meta: Opozita brenda parlamentit ka bërë një propozim për katër variante të sistemit zgjedhor. Sistemi është një nga çështjet sensitive. Të shohim se si do të jetë vendimmarrja e partive, majtas dhe djathtas. Ne si shoqëri civile, mendojmë se sistemi më i mirë zgjedhor do të jetë ai që është më pranë qytetarëve. Pra një sistem që do ta peshojë votën e qytetarëve. Duhet menduar një sistem që qytetarët të ndihen më të përfaqësuar. 

SHKARKO APP