VIDEO/ 1 milionë lekë gjobë Kozakut, mësoi keq turistët

Kozak Braçi i njohur për prodhimtarinë në TikTok, është gjobitur me 100.000 lekë gjobë nga policia e Tiranës, pak kohë pasi një video e tij, ku mësonte një turist sesi të hidhte mbeturinat nga makina në rrugë, qarkulloi në rrjetet sociale.

“Nuk është problem. Nuk është problem në Shqipëri”, dëgjohet Braçi teksa i sugjeron turistit, që ndodhet pasagjer në të njëjtin automjet me të, që të bëj edhe ai një veprim të ngjashëm. “Për ty, ndoshta”, ia kthen ai.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas publikimit të një videoje në rrjete sociale, në të cilën shfaqej një shtetas duke hedhur mbeturina nga dritarja e automjetit në lëvizje, ku ishte pasagjer, kryen verifikimet për nxjerrjen e këtij shtetasi, përpara përgjegjësisë ligjore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si rezultat i verifikimeve u konstatua se videoja e publikuar ishte regjistruar para disa kohësh, si dhe u identifikua shtetasi që kreu shkeljen, konkretisht K.B, 32 vjeç Ai u shoqërua në ambientet e Komisariatit, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Në përfundim të këtyre veprimeve, në zbatim të nenit 351 të VKM nr. 153, datë 07.04.2000, dhe nenit 15 të Kodit Rrugor, 32-vjeçari u ndëshkua me masë administrative gjobë 100 000 lekë”, njofton policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?