VIDEO/ 100-vjetori i Luftës së Vlorës, ceremoni solemne në “Sheshin e Flamurit”
Në “Sheshin e Flamurit” në qytetin e Vlorës, mbrëmjen e sotme u zhvillua ceremonia shtetërore për 100-vjetorin e Luftës së Vlorës.
Në ceremoni marrin pjesë Presidenti i Republikës, Ilir Meta, kreu i Parlamentit Gramoz Ruçi, Kryeministri Edi Rama dhe drejtues të institucioneve më të larta shtetërore.
Në ceremoninë zyrtare, prefekti Flamur Mamaj kërkoi që 3 shtatori, dita e fitores ndaj pushtuesve italianë, të shpallet Festë Kombëtare.
Në fjalën e tij kryeministri u shpreh se Lufta e Vlorës është një nga luftërat më të veçanta në historinë e përbotshme për nga historia e saj dhe përfundimi.
”Një luftë e fituar nga pala që ishte objektivisht e humbur. Iu jemi borxhlinj edhe për Luftën e Vlorës. Është momenti për të kujtuar peshën e kësaj ngjarje. Në këtë përvjetor është momenti për të kujtuar jo thjesht herozimin por dhe peshën e kësaj ngjarje si një akt kundërshtie ndaj një force të huaj por dhe si një akt këmbëngulje”, tha Rama.
(Lajmi në përditësim)
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/3071391722986233/?vh=e&extid=cj6Cm7qxHxtXy4bP&d=n