VIDEO/ 3 vite nga tërmeti, “EU4Schools” vijon programin me rindërtimet e objekteve arsimore

Para 3 vitesh më 17 shkurt 2020, Bashkimi Evropian (BE) organizoi në Bruksel Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve “Së bashku për Shqipërinë”, që kishte si synim mbështetjen e Shqipërisë në përpjekjet e saj të rindërtimit pas tërmetit shkatërrimtar.

Në këtë kontekst, mori jetë edhe Programi “EU4Schools” / “BE për Shkollat” me një vlerë prej 75 milionë Euro i financuar nga BE dhe zbatuar nga PNUD në bashkëpunim me Qeverinë Shqiptare. 25,000 nxënës, mësues dhe fëmijë janë përfituesit e drejtpërdrejtë këtij projekti.

I zbatuar nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (PNUD), i cili ka investuar gjithashtu 765,000 euro, “EU4Schools” synon rindërtimin ose riparimin e 60+ objekteve arsimore, ku përfshihen çerdhe, kopshte, shkolla 9-vjeçare, shkolla të mesme dhe konvikte në 11 bashkitë më të prekura nga tërmeti. Krujë, Durrës, Kurbin, Kamzë, Kavajë, Tiranë, Mirditë, Lezhë, Rrogozhinë, Shijak and Vorë.

Deri më sot në kontekstin e “EU4Schools”, kanë përfunduar 38 objekte arsimore, pranë të cilëve rreth 10,000 fëmijë, nxënës e mësues po gëzojnë mjedise të sigurta, moderne dhe dinjitoze sikurse në vendet e Bashkimit Evropian. Ndërkohë, 14 objekte arsimore janë aktualisht në proces rindërtimi apo riparimi.

Ky program bazohet në dy parime themelore: “Rindërtojmë Më Mirë” dhe “Rindërtojmë Së Bashku”. I pari nënkupton ndërtimin e strukturave më të forta që mund t’iu rezistojnë tërmeteve dhe fatkeqësive natyrore, duke pasur standardet më të larta ndërkombëtare të cilësisë dhe sigurisë (EUROCODE 8). Të gjitha objektet arsimore, pjesë e “EU4Schools”, do të kenë burime të energjisë së rinovueshme, do të jenë plotësisht të aksesueshme nga nxënësit dhe fëmijët me aftësi të kufizuara dhe do të kenë hapësira të dedikuara për kujdesin mjekësor dhe mbështetjen psikologjike.

Nëpërmjet parimit “Rindërtojmë Së Bashku”, nënkuptohet ofrimi i mundësive unike për të përfshirë përfituesit në rindërtimin e institucioneve të tyre arsimore dhe për ta “përshtatur” projektin sipas nevojave të tyre. 64 takimet konsultuese dhe 35 vizitat monitoruese të organizuara deri më tani kanë mbledhur së bashku 2,325 nxënës, fëmijë, prindër, anëtarë të komunitetit e përfaqësues të institucioneve vendore e qendrore duke nxitur kështu edhe pronësinë dhe qëndrueshmërinë e investimit.

Transparenca dhe llogaridhënia qëndrojnë në zemër të Programit “EU4Schools”. Në këtë drejtim, portali i transparencës www.eu4schoolsportal.al mbetet një dritare shumë e rëndësishme për përfituesit e programit dhe palët e interesuara. Ai ofron informacione të përditësuara në kohë reale rreth progresit të programit, me statistika, me raporte, ku mund të ndiqet ecura e punëve për secilin objekt arsimor dhe sipas bashkive përkatëse. Që prej prezantimit të këtij portali në Janar 2021, ai është vizituar nga afro 20,000 vizitorë, janë “shfletuar” 50,000 faqe të tij, dhe me një numër prej 430,000 klikimesh/ndërveprimesh.

Programi “EU4Schools” është më shumë se sa rindërtimi i shkollave, ai po kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve. Në këtë kontekst, BE dhe UNDP po ndihmojnë në krijimin e një të ardhmeje më të mirë për brezat e rinj të Shqipërisë!

SHKARKO APP