Video/ 46 sekonda për të parë transformimin e sheshit “Skënderbej”

Sheshi i ri “Skënderbej” do jetë gati para afateve të caktuara. Për këtë qëllim Bashkia e Tiranës po punon me kapacitet në mënyrë që brenda verës së ardhëshme të gjithë shqiptarët të kenë sheshin e tyre.

 Këtë fakt e bënë të ditur kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili ka postuar sot edhe një video ku në 46 sekonda pasqyrohet puna kolosale që po bëhet në transformimin e sheshit “Skëndërbej”.

 “Vetëm me këtë ritëm rikuperojmë kohën e humbur. Me 3 turne në Sheshin Skënderbej për të transformuar një rrethrrotullim makinash në një hapësirë të denjë për kombin, kulturën, sportin, natyrën e familjen”, shkruan kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai bënë të ditur se për pak ditë do të jetë gati edhe Unaza e Vogel.

Swiss Digital Desktop Reklama

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=JwE7L_zGM-s” width=”560″ height=”315″]

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?