Video/ 617 kg kokainë me logon e “KF Elbasanit” në Brazil, “Rai3”: Rrugët e drogës kalojnë nga Shqipëria

“Rrugët e drogës kalojnë nga Shqipëria”. Kështu shkruan gjiganti italian “Rai3”, teksa flet për trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë dhe vendeve të tjera të Bashkimit Evropian, por edhe drejt vendeve të Amerikës Latine.

Në videon e përgatitur nga media italiane, flitet për sasinë e madhe të kokainës, prej 617 kg, që u kap në Brazil, dhe që mbante logon e klubit sportiv të Elbasanit, duke e cilësuar kështu Shqipërinë vendin qendror të trafikut të lëndëve narkotike.

Në materialin e përgatitur nga prestigjiozja italiane flitet dhe për bandën kriminale të trafikut të drogës, të shkatërruar sot nga autoritetet fqinje, ku u sekuestruan 157 kg kokainë dhe kanabis, që sipas tyre, vinte nga Shqipëria, Spanja dhe Holanda. Nga super-aksioni policor ranë në pranga 32 persona, ndërsa raportohet se lënda narkotike do të kapte vlerën e 6 milionë eurove, nëse do të dilte në treg.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?