VIDEO/ A po përgatitet për zgjedhje të parakohshme? Ja si përgjigjet Basha nga Elbasani

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në kuadrin e turit kombëtar të takimit me të rinjtë, është ndalur ditën e sotme në qytetin Elbasanit, ku u shpreh se PD do të rikthejë shpresën tek të rinjtë.

Duke ju përgjigjur interesit të gazetarëve nëse ky tur është parapërgatitje për zgjedhje të parakohshme, Basha tha se ajo që PD po përgatit me të gjithë qytetarët është nxjerrja e vendit nga kriza.

Basha: Takimi do të thotë atë që do të thotë. Është fillimi i një turi bashkëbisedimi me shqiptarët. Një rrugëtim për Shqipërinë që nis duke i dëgjuar ata, si hallet dhe problemet, shqetësimet që kanë dhe shpresat për të nesërmen, në mënyrë që sëbashku të hartojmë zgjidhje dhe ta nxjerrim vendin nga kjo krizë. 

Ajo që ne po përgatisim ne sëbashku me të gjithë shqiptarët është nxjerrja e vendit nga kriza. Kjo kërkon një bashkëbisedim të hapur me njerëzit, ku të kemi një vesh për të dëgjuar sugjerimet dhe pyetjet, ashtu edhe kritikat edhe propozimet. Kjo është ajo që po bëjmë sot. KJo është ajo që po bëjmë me rininë e Elbasanit, do ta vazhdojmë nesër me rininë e qyteteve të tjera, të Korçës, të Shkodrës.

Në fjalën e tij, Basha u premtoi të rinjve që çdo student me të ardhura të ulëta do përfitojë 100 euro bursë.

A po përgatitet për zgjedhje të parakohshme? Ja si përgjigjet Basha nga Elbasani

SHKARKO APP