(Video) A po rrezikojmë kthim pas dhe një valë të dytë? Specialistja e ISHP-së: Virusi ka gjetur terren

Eugena Tomini, Shefe e shërbimit në Institutin e Shëndetit Publik deklaroi se virusi COVID-19 ka gjetur terren në kohën kur nuk respektohen rregullat e distancimit social. Në një lidhje skype për ‘News24’ Tomini tha se pritet një rritje e numri të të infektuarve.

Ajo bëri të ditur mes të tjerash se në 10 ditët e fundit, mbi 60 % e rasteve të reja me COVID-19, janë me simptoma dhe kanë nevojë për hospitalizim, pasi vuajnë kryesisht nga sëmundje kronike. Po ashtu Tomini tha se virusi nuk mund të zhduket 100%.

A po rrezikojmë kthim pas?
Duket si një sjellje e virusit, pa masa të theksuara, të vrullshme. Ai po vijon. Ka gjetur terren përkundrejt mosrespektimit të rregullave dhe po vijon me trend në rritje. Me efektin e lehtësimin e masave pritshmëria ishte e tillë. Më mirë t’i kthehemi një kujtese përkundrejt faktit se çfarë efektesh kishte karantina, dhe t’i kthehemi një rutine me rregulla.

Presim një hov më të madh në shifra?
Jo më kot e përmendja se kemi një zhvillim fiziologjik të virusit. Ka gjetur terrenin e përshtatshëm. Të gjitha këto masa, janë për efekt të minimizimit. Ai rrugën normale ka për ta kryer. Por duke kryer këto masa të thjeshta, duke përjashtuar karantinë, pse jo t’i kryejmë. Ai nuk mund të frenohet 100% për të mos pasur raste pozitive me vijueshmërinë në të njëjtin trend.

Shtimi i shtrimeve është dyfishuar, madje akoma më shumë. A rrezikojmë krizë të re?
Spitali infektiv ka kapacitetet e duhura, rreth 120 shtretër, apo dhe për terapinë intensive. Në 10 ditët e fundit është parë që kemi mbi 60 përqind ta rasteve që kanë simptomatolgji, dhe sëmundje të tjerë, që kërkojnë shtrim. Ndaj dhe Infektivi ka këtë kapacitet. Duket të themi se strukturat spitalore janë në ndihmë të Infektivit sipas protokollit. Kërkohet përkujdesje individuale dhe për të afërmit.

Keni frikë se situata do dalë jashtë kontrollit me hapjen edhe të kufijve? Mund të ketë një valë të dytë në korrik dhe gusht?
Unë s’do e quaja valë të dytë, por një intensitet në rritje të rasteve me COVID-19. Parashikohet që strukturat kufitare do të ndjekin protokollet për rastet që vijnë qoftë nga vendet që kanë rrezikshmëri, por dhe vendet e tjera. Të gjitha strukturat shëndetësore janë në alert. Parashikojmë që strukturat kufitare do të jenë në angazhim të plotë.

Në rastet e personave që shtrohen në spital, a ka të njëjtin gravitet të simptomave të sëmundjes? Apo ka simptoma më të lehta?
Për t’u krahasuar në të dy periudhat duhet të themi se kemi kontakte pozitive që janë simptomatologji. Pjesa tjetër e të hospitalizuarve kanë sëmundje bashkëshoqëruese, e malinje. Personat që kanë sëmundjen kronike, pavarësisht se është vërejtur COVID edhe në grup moshë më të ulët. Themi që janë persona që kanë sëmundje bashkëshoqëruese.

Zyrtarisht deri tani janë 37 persona që kanë humbur jetën. Ndërkohë, një tjetër person ka humbur jetën sot. Dhe në analizë doli që ishte pozitive me COVID, por u identifikua asiptomatike. A mund të quhet viktima e 38?
Për të ndarë nëse kemi mbartshmëri, për COVID, është vlerësimi klinik. Pasoja e vdekjes është pasojë e një sëmundje sekondare. Ndaj duhet të ndahet shkaku i vdekjes pavarësisht pranisë së COVID-19.

A po rrezikojmë kthim pas dhe një valë të dytë? Specialistja e ISHP-së: Virusi ka gjetur terren

SHKARKO APP