VIDEO/ Aksident i frikshëm në Fier, makina hipën mbi trafikndarëse, përplaset me shtyllën
Një aksident ka ndodhur sot në hyrje të Fierit, ku një makinë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafiknadresën. Ngjarja në fjalë ndodhi pranë rreth rrotullimit të Sheqit. Nga të dhënat parapake, shoferi i mjetit, identiteti i të cilit nuk dihet ende, ka mbetur i lënduar lehtë. Gazetari Ervis Kuçi ka siguruar për ‘BalkanWeb’ pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet se si makina ka hipur mbi trafikndarëse dhe është përplasur me shtyllën.
Po ashtu shihet se pjesa e përparme e mjetit është dëmtuar plotësisht. Ndërkohë, nuk dihen ende detaje rreth shkaqeve të aksidentit.

/BalkanWeb)
KOHA JONË SONDAZH

