VIDEO/ Aksident masiv në Vorë-Fushë Krujë. 4 kamionë përplasen me 2 makina

Reshjet e dëborës kanë shkaktuar edhe disa incidente automobilistike në Tiranë mbrëmjen e djeshme.

Në videon e mëposhtme shihet një aksident masiv i disa makinave dhe kamionëve në aksin Vorë-Fushë Krujë.

Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë 4 kamionë, një furgon dhe një makinë tip “Golf”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aksidenti besohet të ketë ndodhur nga ngricat në rrugë, që kanë shkaktuar rrëshqitjen e automjeteve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Incidente të tjera janë shënuar edhe në brendësi të qytetit.

Një autobus i “Unazës” është përplasur me një makinë në zonën e Medresesë, ndërsa një tjetër autobus i “Tiranës së Re” ka rrëshqitur duke u përplasur me kabinën telefonike.

Rreth orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme qytetarët e Tiranës kanë mundur të shohin flokët e parë të borës, të cilat mbuluan rrugët e kryeqytetit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?