VIDEO/ Aksidentohet me makinë Drejtori i Spitalit Ushtarak, Bushi: Mjetin e drejtoja unë
Aktualitet E Hënë, 12 Korrik 2021 03:14
Një aksident ka ndodhur pasditen e së martës pranë Gjirit të Lalzit. Mjeti tip fuoristade i Drejtorit të spitalit Ushtarak Gjovalin Bushi ka pësuar aksident në aksin rrugor Gjiri i Lalzit – Maminas.
Sipas të dhënave paraprake nga policia dhe dëshmitarët në vendngjarje , mjeti ka dalë nga rruga si pasojë e humbjes së kontrollit të drejtuesit. Mësohet se përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar në njerëz. Gjovalin Bushi i kontaktuar nga tvklan.al ka konrmuar se ka qenë vetë në drejtimin e mjetit. “Unë kam qenë në timon. Nuk jam lënduar, thjesht dëmtime të makinës”.
Tvklan.al ka siguruar videon nga vendngjarja të momentit kur automjeti i drejtorit të Spitalit Ushtarak nxirret nga kanali nga një fadromë dhe një karotrec. /tvklan.al.
Tvklan.al ka siguruar videon nga vendngjarja të momentit kur automjeti i drejtorit të Spitalit Ushtarak nxirret nga kanali nga një fadromë dhe një karotrec. /tvklan.al.


