VIDEO/ Aktori Neritan Liçaj për tërmetin: Njerëzit i thanë Ramës “Shporru!”
Aktori Neritan Liçaj ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Veliaj gjatë intervistës në studion e lajmeve të Fax News, për mënyrën se si është menaxhuar situata me tërmetin që tronditi vendin më datë 26 Nëntor.
Liçaj tha se e kanë mendjen vetëm të vjedhin dhe bëjnë show me fatkeqësinë e popullit të tyre, ndërsa argumentoi se ndihmat e para janë dhënë nga Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe njerëzit vullnetarë.
“Edhe në nivel qëndror edhe në nivel vendor jemi në një situatë skandaloze. Pyesim trupat policore dhe ushtarake kush ju ka sjellë këtu të gjithë thonë nuk e dimë. Erdhi FSK dhe qytetarët e gjithë vendit sollën ndihma, në mëngjes asnjë në vendngjarje, në orën 12 u kujtuan të nxjerrin ushtrinë. Rama është injorant, unë e njoh lëre çfarë thonë se intelektual, është injorant, imagjinoni se në dorën e kujt jemi. Fatkleqësia jonë është se nuk e kapin dhe ti themi ik andej, shporru dil nga jetët tona. Don të vjedhi prap e dëgjuat çfarë tha, ikni s’kemi nevojë për ndihma duam lekë, edhe kur të vdesi do të nxjerri njërën dorë nga varri për të marrë ndonjë lekë.
Kreybashkiaku e din shumë mirë se gjithë Shqipëria e din se është më keq se Rama, ai nuk fiton dot më kurrë në Tiranë, lërë me leje nërtimi, të dy janë të vdekur politikisht. Nuk janë njerëz që dinë të mbjellin, dinë veç të shkretojnë, e pamë të gjithë. Kemi dështuar si shoqëri me këta që na drejtojnë. Ka dy Shqipëri, njëra në vullnetin për ndihmuar njerëzit që janë për vete në pikë të hallit dhe sjellin ndihma, kemi një pjesë të Shqipërisë që vjedhin ku të gjejnë, i ndajnë njerëzit ju të PD-së dhe ju të PS-së. U thonë njerëzve në terren ti je i PD-së, disa të tjerëve u thonë shko merri tek Teatri se proteston atje. Nuk e di ku e kanë gjetur këtë sekt fundërrinash, tek gabi duhet ti kenë gjetur ose tek mbetjetet e Sharrës”, tha Liçaj, transmeton Faxweb.al
Liçaj kritikoj ashpër edhe mënyrën e organizimit nga ana shteti, ndërsa vlerësoi organizimin qytetar, duke argumentuar se shteti krijoi gjendjen e krizës humanitare për të marrë para nga ndërkombëtarët.
“Ne u organizuam të mbledhim ndihma, e kthyem këtë shesh arti dhe demokratik në një shesh humanizmi për mbledhje ndihmash. Kemi dërguar kamionë me ndihma në Thumanë dhe në Durrës ndër të parët. Situata ishte skandaloze në Thumanë kur mbërritëm, ndërsa në Durrës disi më ndryshe se kishin mbërritur kosovarët. Shteti shqiptar asgjë, disa policë të shkretë që kontrollonin trafikun e s’kishin çfarë bënin. Ata që duhet ta bënin këtë punë nuk dinin ta bënin dhe qytetarët u thanë hapu shtetit se nuk dini ta bëni. Ata krijuan një krizë humanitare që të kenë ç’të marrin nga ndihmat e ndërkombëtarëve. Tani kanë nxjerrë një mënyrë tetër, i marrin kamionët me ndihma, i bllokojnë në dogana, i shmangin i sjellin vërdallë”, tha aktori në Fax News.
“Është çështje vullneti këta duhet të zhduken njëherë e mirë dhe të rikthehet vota e lirë të krijohet një terren për krijimin e forcave të reje me platforma europiane.
Ne kemi dy numra kontakti dhe llogarie një në lekë dhe një në euro, I kemi të afishuara në facebook në adresën Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, janë transparente dhe gjithçka do të bëhet me një listim se sa lekë janë grumbulluar dhe ku do të shkojnë këto contribute. Është thjeshtë një fruymë, një lëvizje, njerëzit e kanë parë se ne jemi qytetar që duam të ndryshojmë diçka”, shtoi Liçaj.