VIDEO/ Arrestime të shumta gjatë natës në Tiranë, shkatërrohen 2 grupe të drogave të rënda, jepen emrat

Arrestime të shumta janë kryer gjatë natës në kryeqytet. Policia e Shtetit ka zhvilluar dy operacione paralele për shkatërrimin e dy bandave që tregtonin droga të forta. Njeri operacion ishte i koduar si “Biss” dhe tjetri si “Tranter”.

Në të dy operacionet janë  sekuestruar 104 gramë  kokainë, 1100 dollarë, 52 000 lekë, 2  makina, 8 celularë, 1 peshore elektronike dhe 12 fishekë pistolete.  6 persona ranë në pranga gjatë dy operacioneve.

Në operacionin e parë të koduar “BISS”, janë arrestuar  4 shtetas dhe konkretisht :

Swiss Digital Desktop Reklama

Genci Huta, 46 vjeç, banues në Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Denis Yzo, 37 vjeç, banues në Tiranë.

Gentjan Dikollari, 30 vjeç banus në Tiranë.

Anxhelin Prenga, 30 vjeç banues në Tiranë.

Arrestimi i këtyre shtetasve është bëri i mundur pasi gjatë kontrollit të ushtruar në rr.”Kongresi i Manastirit”, në mjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin Genc Huta dhe pasagjer shtetasit Denis Uzo, Gëzim Dikollari dhe Anxhelin Gega,  në pjesën e këmbëve të pasagjerit janë gjetur 50.4 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë.

Në operacionin e dytë policor të koduar “Tranter”, kryer nga Seksioni për Narkotikët në bashkëpunim me Forcën e Posaçme të Operacioneve  janë arrestuar  2 shtetas :

Dritan Toska, 38 vjeç, banues në Tiranë.

Vladimir Ademi, 37 vjeç,  banues  në Tiranë.

Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë i mundur pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesë dhe gjatë daljes nga mjeti tip  “Audi” janë gjetur 50 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë.

Në operacionin e parë policor “BISS”, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

– 54.2 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë.

– Automjeti tip “Volksëagën”.

– 1 peshore elektronike.

– 6 telefona celularë.

Në operacionin e dytë policor “TRANTER” të zhvilluara janë sekuestruar në total :

– 50 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë.

– Automjet tip “Audi”.

– 1100 dollarë ( dyshohen të jenë të fallsifikuara) dhe 52000 lekë të reja.

–  2 telefona celularë.

– 12 fishekë arme zjarri model 54.

Materialet u referuan pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprën penale “Prodhim dhe shitja lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim”, neni 283/2 i Kodit Penal për shtetasit Genc Huta, Denis Uzo, Gentjan Dikollari dhe Anxhelin Gega, ndërsa për shtetasit Dritan Toska dhe Vladimir Ademi për veprat penale ” Prodhim dhe shitja lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim”   “Prodhim dhe mbajtja pa leje e municionit luftarak” dhe “Fallsifikim i monedhave”,  nenet 283/2,  279  dhe 183 të Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?