VIDEO/ Berisha: Sot në Shkodër, beteja me narkodiktaturën!’ Dëshmia e kuksianit në gjyq
“Betejë me narkodiktaturën” e ka cilësuar, ish-kryeministri Sali Berisha, gjyqin që po zhvillohet në Gjykatën e Apelit Shkodër ndaj 11 kuksianëve që protestuan kundër taksës në Rrugën e Kombit.
“Sot, 11 pengjet politike, – shkruan Berisha, – të rrëmbyera pas mesnate nga krye, krye, krye, Edvin Kristaq Rama dhe falangat e tij të krimit, përballen në sallen e gjyqit politik me vasalët e kryehorrit të narkoshtetit.
Mijëra qytetarë protestojnë me moton “lironi vëllezërit tanë dhe vdekje, vdekje diktaturës” Fitore!”, përfundon Berisha duke publikuar në vijim, dëshminë në gjyq të njerit prej të arrestuarve, arsyet pse ai kishte dalë në protestë.
KOHA JONË SONDAZH

