VIDEO/ Burri i saj ab*zoi me të mi*urën? Gruaja e 60-vjeçarit: Mashtrim, duan të na marrin tokat

Gruaja e 60-vjeçarit të arrestuar nën akuzën e abuzimit seksual me një 16-vjeçare, ka mohuar kategorikisht se akuzën ndaj bashkëshortit të saj. Ajo rrëfen se vajza është nxitur nga familja për të kryer denoncimin dhe se ngjarja është e stisur.

“Ku dëgjohet ndonjëherë në Republikë ajo gjë. Ato ashtu janë të gjitha, gjyshe, kunatë, goca, e ka mësuar gocën me vepra të gjitha. Se kam parë bashkëshortin të ngacmojë asnjë, punë të gjithë. Vetëm ajo familje ka bërë akuzime.

E akuzojnë bashkëshortin se duan të na përzënë, vetëm zihen me ne, duan të na zaptojnë tokat. Ik më thotë, pse ata do më përzënë mua nga shpia? Duan të bëjnë qejf me mallin tim. Konflikti parë ka nisur para 7 vitesh që kur më ka vdekur goca. Djalli i tij ka ardhur dhe ka vjedhur 1 milionë e 300 mijë lek te jastëku. Shkova te shpia, ai thoshte nuk kam marrë gjë. E shihte burri dhe ia bënte me dorë që hajde flasim. Ai thoshte do të më vjedhë gruan.

Më tregoni iu thashë, ta vrasim, Burri këtu ka lindur, këtu është rritur. Vajzën e kam si fëmijët e mi. E kam takuar. S’kam bërë gjë thotë. Stepet vajza, e kanë detyruar ata”, tha ajo për ”RTSH”. Bashkëshortja kërkon të zbërthehen mesazhet telefonike ku pretendohet se bashkëshorti i saj ka folur me të miturën. Ajo deklaron me bindje se bashkëshorti i saj nuk di të komunikojë me mesazhe.

SHKARKO APP