VIDEO/ ”Ç’deshe te Safeti?”, Alma ”sherr” me gazetarët: Jeni bërë si lypsat e semaforit, merrni çfarë ju jep SPAK-u
Alma K, personazhi i famshëm që doli në videon intime me Safet Gjicin në zyrën e Bashkisë Kukës, sot ishte sërish pranë SPAK-ut. Teksa gazetarët e pyesnin për qëndrimin e saj në SPAK, Alma nuk iu kursye.
Alma K: Na jeni bërë si lypsa semaforit, merreni çfarë ju jep SPAK.
Gazetarët: Po ti çfarë i lype Safetit, i rehabilitove qentë?
Alma K: Edison, ciao!
Po sot, avokatja tha se nuk ka asnjë qëndrim ndryshe nga klientja e saj megjithatë u shpreh se do të ketë të dhëna të reja në të ardhmen. “Gjykata e ka shtyrë për një datë tjetër, ku Prokuroria do depozitojë të gjitha hetimet që janë bërë deri tani. Dhe duke parë provat do vendosë nëse do lerë arrestin në shtëpi ose do ndryshojë masë. Deri më tani janë të njëjtat të dhëna që janë paraqitur në organin e akuzës, mund që në të ardhmen të kemi qëndrim ndryshe. Mund të dalin të dhëna të reja që janë nën efekt të hetimit. Korrupsion aktiv nuk kemi, nuk ekziston. S’kemi bërë asnjë ndryshim deri tani”,-tha avokatja.