VIDEO/ Çfarë po ndodh? Forcat Speciale kontrolle blic në rrugën që të çon tek shtëpia e Ramës

Një numër i madh forcash policie janë përqendruar në zonën e Shkozës mbrëmjen e sotme rreth orës 22:00.

Mjete të blinduara të policisë, efektivë të maskuar dhe të armatosur kanë ushtruar kontroll tek mjetet që kanë kaluar në Shkozë, duke kaluar në sitë pothuajse çdo makinë që ka kaluar në këtë aks.

Kujtojmë se kjo është një rrugë që kryeministri e përshkon pothuajse çdo ditë për të shkuar në shtëpinë e tij në Surrel. Efektivë “Shqiponja” dhe të tjerë kanë qëndruar në të dy anët e rrugës për të ndaluar çdo mjet të dyshimtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia thotë se ky është një kontroll është në vijim të planit të masave të marrë nga Drejtoria e Policisë Tiranë për rendin dhe sigurinë. “BalkanWeb”publikon videon e siguruar ekskluzivisht:

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?