Video/ Dalin pamjet e megaoperacionit, si u kapën 61 trafikantë

Pas arrestimit të 61 personave dhe shkatërrimit të dy grupeve kriminale në jug dhe juglindje të vendit, Policia e Shtetit ka publikuar edhe momentin e arrestimit të trafikantëve të drogës.

‘Policia, mos lëviz!” Dalin pamjet e megaoperacionit, si u kapën 61 trafikantë

Në kuadër të këtij operacioni është sekuestruar një sasi e madhe droge në Greqi e Shqipëri, mbi 1 ton lëndë narkotike Cannabis sativa; 1 kg e 23 gr heroinë e kokainë, si dhe janë arrestuar 61 persona, shqiptarë dhe të huaj.

Megaoperacioni u finalizua në bashkëpunim me autoritetet greke, pas një hetimi 10 mujor me metoda speciale, në të cilën morën pjesë edhe FNSH, policia e Vlorës, Gjirokastrës, Fierit, Korçës, Tiranës dhe Sarandës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu Prokuroria e Krimeve të Rënda  deklaroi se në dhjetë muajt e fundit janë identifikuar 14 raste të trafikut të drogës me Greqinë, ndërsa të implikuarit janë faktuar sipas roleve dhe funksioneve, që kryenin në grup.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?