VIDEO/ Damir Fazlliç dëgjon me kujdes në sallë teksa Rama shpjegon KÇK-në në Amerikë
KÇK që po lufton pasurinë kriminale në Shqipëri përmes policisë u bë objekt pyetjesh gjatë një bashkëbisedimi në Këshillin e Atlantikut në SHBA, ku kryeministri është për një vizitë zyrtare. Gjyqësori actual, tha Rama, është bashkëpunëtor i krimit por pritshmëria nga organet e reja është ndryshe.
“Të gjithë ata që janë dënuar për trafik narkotikësh, qëniesh njerëzore, veprimtari që lidhen me terrorizmin apo vrasje dhe një sërë krimesh të rënda duhet të vërtetojnë që shtëpia, biznesi apo automjetet vijnë nga puna dhe jo nga veprimtari e paligjshme. Policia duhet të raportojë bazuar mbi një listë të mbyllur sepse ka një listë të personave të inkriminuar”, tha Rama.
Kreu i qeverisë u pyet dhe për mundësinë që Shqipërisë ti hapen negociatat. Ndyshe nga deklarata të mërparshme Rama preferoi të mos shpreh pritshmëri të larta.
“Ne po na ndjek një mallkim. Kur BE ishte në formë ne ishim të këqinjtë, tani ata janë në një formë të tmerrshme”, vijoi Rama.
Gjatë fjalës së tij në Këshillin e Atlantikut kreu i qeverisë u shpreh dhe për Mini-shengenin dhe kritikat ndaj kësaj nisme.
“Për momentin jam tradhtari i përkryer të paktën për imagjinatën e njerëzve që nuk kuptojnë se nuk mund të ndërtosh paqe dhe prosperitet me të njëjtat instrumente dhe armë me të cilat ke luftuar për lirinë”, tha Rama.
Mes të pranishmëve në sallën e bashkëbisedimit ra në sy një personazh jo pak i njohur, Damir Fazlliç. Ai qëndron në reshtë të dytë dhe dëgjon me vëmendje gazetarët që pyesin dhe kryeministrin Rama që përgjigjet. Partia Socialiste kur ishte në opozitë e ka konideruar Fazlliçin mik të ngushtë tëi sh-kryeministrit Sali berisha. E jo pak herë ai është akuzuar nga opozita socialiste si përfitues nga qeveria e para 2013 të Sali Berishës. /abcnews.al

KOHA JONË SONDAZH

