VIDEO/ Debati për draftin e Kodit të ri Penal, PL: Përpjekje për deformimin e sistemit të së drejtës

Debati për draftin e Kodit të ri Penal vijon dhe Partia e Lirisë e cilëson si minues të shtetit të së drejtës, ndërsa kërkoi një proces të hapur diskutimi rreth tij. Zv/sekretarja e Përgjithshme e Partisë së Lirisë, Brunilda Haxhiu tha se projektligji i Kodit të ri Penal është një nga përpjekjet më të rrezikshme për deformimin e sistemit të së drejtës.

“Në formën e tij aktuale, ky kod nuk është as reformë e drejtësisë e as përmirësim i sigurisë publike, por synon të kthejë ligjin në mjet represioni politik, duke cenuar thelbin e demokracisë dhe të drejtave tona themelore. Ky projektligj fut nene të paqarta për “shpifje publike”, “nxitje urrejtjeje” dhe “cenim të autoritetit shtetëror”, formulime që hapin rrugë për interpretime arbitrare nga prokuroria dhe gjyqësori. Një kod i tillë minon funksionimin e sistemit te drejtësisë duke sjellë paqartësi në praktikën gjyqësore”.

Nga ana tjetër, Haxhiu shtoi edhe se Partia e Lirisë kërkon që të nisë një proces i hapur diskutimi rreth Kodit të ri Penal, i cili duhet te jetë transparent dhe gjithëpërfshirës, me pjesëmarrjen e institucioneve të pavarura, akademikëve, opozitës dhe organizatave të shoqërisë civile. “Të sigurohet që çdo ndryshim në Kodin Penal të mbrojë liritë dhe të drejtat themelore, të jetë i qartë, proporcional dhe i ndërtuar mbi standardet më të larta të drejtësisë demokratike”, tha Haxhiu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?