FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO/ Deklarata e ministres serbe, Mediu: Serbia mike e Ramës, por armike e hapur e Kosovës

Fatmir Mediu, ka reaguar ndaj deklaratave të ministres serbe, Snezhana Paunovi, e cila tha se po të ishte në vend të ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviç, në vitin 1998 do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”. Sipas Mediut, Serbia e drejtuar nga Vuçiçi, edhe pse aleate e kryeministrit Rama, mbetet një armike e hapur e Kosovës dhe e kombit shqiptar. Ai pretendon se politikat e Beogradit synojnë aneksimin e Kosovës dhe eliminimin e shqiptarëve.

Reagimi i plotë

Qeveria e Vuçiçit, e përfaqësuar nga ministrja kriminale, bën thirrje për spastrim etnik. Ky qëndrim nuk ka të bëjë me historinë apo me mosdënimin e krimeve, por flet për realitetin e sotëm dhe për qëllimet kriminale të regjimit të Vuçiçit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Serbia e Vuçiçit mund të jetë aleate e Ramës, por është qartësisht armike e hapur e Kosovës dhe e kombit shqiptar. Çdo politikë e Vuçiçit dhe e qeverisë serbe synon aneksimin e Kosovës dhe eliminimin e shqiptarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

As deklaratat e ministres së Vuçiçit dhe as armatosja marramendëse e Serbisë nuk mund të shihen si zhvillime spontane, por si pjesë e një politike të qartë antishqiptare dhe kundër sigurisë në Ballkan, të koordinuar me Kremlinin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?