VIDEO/ Denoncimi: Në Porto Romano peshkohet me rrjeta afër bregut, policia e pafuqishme

Një qytetar nga Durrësi ka shkruar në adresë të BalkanWeb duke denoncuar një veprim antiligjor. Ai thotë se pavarësisht se është kategorikisht e ndaluar që të peshkohet pranë bregut me rrjeta, një grup peshkatarësh sportivë kanë parë një varkë që hidhte rrjetat shumë pranë bregut në Porto Romano.

“Pafuqia e shtetit për të luftuar peshkimin e paligjshëm afër bregut të detit me rrjeta. Është kategorikisht e ndaluar që të peshkohet pranë bregut me rrjeta. Një grup peshkatarësh sportivë kanë parë një varkë që po hedh rrjetat shumë pranë bregut në Porto Romano dhe kanë lajmëruar policinë, e cila ka ardhur por shprehet qartë që është e pafuqishme ta ndalojë”, shkruan qytetari.

Sipas tij, ky fenomen është problem në gjithë vijën bregdetare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

/BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?