VIDEO- Deputetë të opozitës vizitë në spital të protestuesit e dhunuar nga policia
Gjatë protestës së sotme në afërësi të parlamentit janë plagosur edhe disa protestues.
Menjëherë në drejtim të spitalit mësohet se janë nisur disa deputetë të opozitës për ti vizituar ata në ambjentet ku po marrin mjekim pas dhunës së policisë ndaj tyre.
Deputete te PD jane nisur për në Spitalin Ushtarak për të vizituar protestuesit e plagosur gjatë protestës.
“Le të vijnë këtu deputetë e mazhorancës dhe t’i kthejnë përgjigje këtyre qytetarëve. Erion Veliaj të vijë këtu të japë përgjigje. Qeveria është e detyruar të japë përgjigje, se këta qytetarë i mbron Kushtetuta. Bashkia çon makina me urgjencë për t’i provokuar këta banorë. Ka nga ata në Policinë e Shtetit që nuk bëjnë detyrën, mbrojtjen e qytetarit. Këtu ne jemi në mbështetje të këtyre qytetarëve, kauza e tyre është e drejtë”, bëri thirrje nga protesta para Kuvendit, deputeti i PD, Klevis Balliu.
Thirrja e deputetit Balliu u pasua nga thirrjet qytetare: “Këtu vendos sovrani”! “Jemi të gjithë për një qëllim”!
Sakaq, banorët e Unazës së Re e kanë mbyllur protestën e tyre përpara Kuvendit, nën thirrjet ‘Shtëpitë do t’i mbrojmë me gjak! Shtëpitë do t’i mbrojmë me gjak”.
Protesta ka zgjatur 2 orë dhe fiks në orën 12:00, kreu i protestës i ka njoftuar me megafon se protesta e radhës do të jetë sot pasdite në orën 17:00 tek Unaza e Re.
https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/303730860469714/
KOHA JONË SONDAZH

