VIDEO/ Deputeti i LSI: Shtëpitë tek Unaza e Re do t’i prishin vetëm kur të kalojnë mbi trupat tanë
Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Brahimllari, ka bërë një deklaratë të fortë, ndërsa fliste për protestën e banorëve të Unazës së Re.
I ftuar në ‘Intervista e Ditës’, Brahimllari deklaroi se asnjë banesë nuk do të prishet pa u dëmshpërblyer 100 për qind banorët më parë. Sipas tij këto banesa qeveria dhe bashkia mund t’i prishin vetëm po të kalojnë mbi trupat e protestuesve dhe deputetëve të opozitës.
Sipas Braimllarit, projekti i Unazës së Re është një tjetër aferë korruptive e qeverisë, ndërkohë që dëmshpërblimi i banorëve është i garantuar me ligj.
Por cila do të jetë lëvizja e opozitës në momentin që do të nisë shembja e këtyre banesave?

KOHA JONË SONDAZH

