VIDEO/ Ditë Vere edhe në Durrës, aktivitete të shumta nga bashkia
Dita e Verës u festua sot edhe në Durrës, ku qytetarë të shumtë u mblodhën në sheshin Liria për të shijuar aktivitetet e organizuara nga bashkia me rastin e kësaj dite.
Sheshi u shndërrua në një festë të vërtetë, plot ngjyra, muzikë dhe argëtim për të gjitha moshat, kryesisht për fëmijët. Atmosfera ishte e gjallë dhe e mbushur me energji, duke reflektuar simbolikën e kësaj dite që shënon ardhjen e pranverës.
Aktivitetet festive sollën momente gëzimi për qytetarët dhe vizitorët, të cilët shijuan performancat muzikore dhe aktivitetet argëtuese të organizuara në qendër të qytetit.
KOHA JONË SONDAZH

