VIDEO/ ‘Djali rrahu vajzën, kurse nusja e tij më rrahu mua me okllai’

“Më rrahu me shkopin e petave, sepse arrestuan të shoqin (djalin), i cili dhunoi pak ditë më parë të motrën. Jam kaq e lodhur, nuk di ku të shkoj”.

Ky është rrëfimi i Sadete Gojanit, 60 vjeç, e cila ka marrë këtë të martë urdhrin e mbrojtjes në gjykatë, sipas të cilit nusja e dhunshme duhet të largohet menjëherë nga shtëpia.

Por, sesi do të ekzekutohet ky vendim, e moshuara nuk e di, ndaj për më shumë se dy orë qëndroi në hyrje të gjykatës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kam frikë se mos po më vret apo më mbyt. Si të mos kem frikë, mos e provoftë njeri. Më kanë rrahur 4 herë dhe s’ma ka ndierë zërin askush. Tani nuk munda më”, thotë Sadete Gojani.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dhe nga ajo që ka kaluar ka ende trauma. Ata që e ndihmuan ishin dy policë të gjykatës, duke qenë se të moshuarës i ra disa herë të fiktit.

Për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të saj, Sadetja nuk iku në shtëpi, por u dërgua në spital. Nuk dihet, pasi të dalë nga spitali, nëse do të jetë e sigurtë jeta e saj./TCH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?