VIDEO/ Do t’i nxjerrin nga shtëpia, vëllezërit Bejko kërcënojnë sërish me vetëvrasje

Dy vëllezërit Bejko në Durrës kërcënojnë sot sërish me vetëvrasje.

Pas lajmërimit se ditën e sotme ata duhet të lirojnë shtëpinë, të dy vëllezërit kanë hipur në tarracën e pallatit dhe deklarojnë se nga shtëpia ata do të dalin vetëm të vdekur.

Këtë mëngjes, policia dhe përmbarimi kanë shkuar në shtëpinë e Bejkove dhe u kanë bërë me dije së duhet të dalin nga shtëpia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por sipas vëllezërve, shtëpia ku ata kanë banuar gjatë gjithë jetës është pronë shtetërore dhe pronari e ka marrë me dokumente të falsifikuara.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia edhe përmbarimi kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërkohë që pritet edhe furgoni i policisë për të bërë të mundur nxjerrjen e tyre jashtë.

Aktualisht ata vijojnë të qëndrojnë majë tarracës…

Të njëjtin akt ata e ndërmorën edhe 3 ditë më parë. Ata thanë se nuk do të tërhiqen nga e drejta e tyre deri në vetëflijim të të gjithë familjes.

Pas aktit të ndërmarrë nga dy vëllezërit, Përmbaruesi Shtetëror vendosi përkohësisht pezullimin e veprimeve për ekzekutim deri në qetësimin e situatës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?