VIDEO/ Drini i Zi del nga shtrati, rrezikohen banesat

Shirat e shumtë të rënë gjatë ditëve të fundit kanë nxjerrë nga shtrati i tij lumin e Drinit të Zi. Ujërat kanë përmbytur toka që ndodheshin në breg, ndërsa rrezikohen edhe disa banesa.

Për të parë gjendjen drejt fshatit Gjoricë është nisur ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli e cila luan edhe rolin e të deleguarës së PS-së për këtë qark.

Ora News  informon se prurjet e Drinit të zi janë shtuar dhe për shkak se pala maqedonase ka hapur portat e hidrocentralit.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=6hfYkpvIbSI&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP