VIDEO/ Dukagjinasit s’lejohen të kalojnë pa kartë identiteti: Qa ka ba vaki?! Turp e faqja e zezë!
Policia e Shtetit po ushtron kontroll në rrugën e Prekalit në Shkodër për dokumentacionet e mjeteve të transportit publik dhe identifikimin e udhëtarëve në këtë zonë.
Aksioni ka nisur prej disa ditësh me patrulla 24-orëshe për shkak të nisjes së fushatës parandaluese të kultivimit të kanabisit.
Por nga banorët e Dukagjinit kjo nuk është pritur mirë, sepse shumë prej tyre me orë u duhet të presin që të udhëtojnë për në shtëpi.
“Më keq se në kohën e Zogut kur na kërkoheshin dokumentat. Qa ka ba vaki?! Nja gja e tillë, ma turp nuk ka!” tha një banore.
Një tjetër shtoi “Mirë se jena gjysën e vitit të izolum, por po dojnë me na izolu komplet! Turp e faqja e zezë!”
KOHA JONË SONDAZH

