Video e kryebashkiakut duke kryer marrëdhënie se*suale në zyrë. SPAK fillon hetimin
Mediat shqiptare kanë publikuar një video për kryebashkiakun e Kukësit. Kjo video po qarkullon me shpejtësi në whatsapp të shqiptarëve ku kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici është filmuar duke kryer marrëdhënie se*suale me një vajzë në zyrën e tij.
Në video, e cila është e gjatë më shumë se dy mintua, duket data 6 qershor 2023. Dhe fiksohet ora 16.00, pra orar zyrtar.
Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një marrëdhënie se*suale me dëshirë apo kemi të bëjmë me një videoshantazh. Por në çdo rast e papranueshme mbetet fakti që akti se*sual kryhet në zyrën e shtetit dhe ky bën fajtor kryetarin e bashkise.
Më 14 maj 2023 Safet Gjici mori mandatin e dytë në krye të bashkisë së Kukësit. Mësohet se SPAK ka filluar hetime për këtë video e cila qarkullon dhe pritet që të marrë nën hetim penal kryebashkiakun e Kukësit për faktin se akti është kryer në zyrën e shtetit.
Video për arsye etike nuk po publikohet nga KOHA JONE.