Video e një operacioni spektakolar të Policisë së shtetit në kapjen e një personi me mina të telekomanduara

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar mbi aksionin e policisë në Rrëshen, ku një të riu iu sekuestruan 2 mina, 1 kallashnikov dhe municione.

Përmes një postimi në rrjete sociale Balla shkruan se policia duhet të rrisë çdo ditë e më shumë vigjilencën ndaj këtyre veprimtarive kriminale.

“ Parandalimi i ngjarjeve kriminale dhe goditja e armëmbajtjes pa leje rrit sigurinë publike. Përgëzoj Policinë e Shtetit, Rrëshen për rritjen e forcës parandaluese dhe goditëse, si dhe për rikthimin e besimit të qytetarëve te Policia e Shtetit.

Gjatë natës janë zhvilluar edhe dy operacione kundër trafikimit të armëve dhe për goditjen e shfrytëzimit për prostitucion të personave të mitur. Duhet çdo ditë reagim edhe më i fortë ndaj këtyre veprimtarive kriminale.”, shkruan ai.

SHKARKO APP