Video e përplasje mes tregtarëve të duhanit dhe policisë

Aksioni për largimin e tregëtarëve të duhanit nga rruga ka shkaktuar përplasje mes policisë dhe tyre. Kontrollit është ushtruar në lagjen “Rus” të qytetit të Shkodrës ndërsa u përqëndrua tek ata tregëtarë që veprojnë dhe ushtrojnë aktivitetin e tyre pa licensë.

Sipas tregtarëve fillimisht kanë ardhur disa persona civil pa uniforme të shtetit duke i thënë që të largojnë mallin nga rruga. Pas tyre kanë mbërritur edhe punonjës të policisë së shtetit me në krye Drejtorin e Policisë së Shkodrës, Lorenc Panganika.

SHKARKO APP