VIDEO e re/ Shikoni si policia stepet pas incidentit në Elbasan

Publikohet video e plotë e sulmit ndaj policisë së Elbasanit natën e 18 shtatorit. Deri tani kishim parë si policët u zgjatën pak në hyrjen e tregut Agro-ushqimor, ku u fsheh makina e blinduar pas sulmit. Ndërsa në videon e plotë shihet se si nuk u bë asnjë përpjekje për të hyrë brenda në vendstrehimin e të dyshuarit për ngjarjen, Suel Çela. Policët qëndruan në pritje të forcave speciale nga Tirana, të ndërgjegjshëm se kishin të bënin me një njeri të rrezikshëm.

Video e plotë është publikuar në “Sosnews.al”.

Në pamje duket që në orën 20 : 03 është ndaluar një mjet “Range Rover ”.

Në orën 20:06 duket furgoni i forcave Shqiponja që pasi mbërrijnë në vendngjarje dhe parkohet në hyrje të tregut ushqimor, shoqërohen 2 personat e ndaluar në mjetin “ range rover ”. Në vendngjarje numërohen mbi 15 policë.

Ora 20:07 momenti kulminant kur mjeti “Audi ” përplas makinën e zvdrejtorit të policisë dhe futet në brendësi të tregut. Të paktën dy punonjës policie, një me Kallashnikov dhe një me pistoletë qëllojnë në drejtim të makinës së blinduar.

Ora 20:21, 14 minuta më vonë, në vendngjarje mbërrin përforcimë nga policia kriminale pasi në sallën operative është dhënë informacioni për ngjarjen e rëndë dhe të shtënat.

Ora 20:28 nga brenda rrethimit të tregut afrohet një automjet tip
“Volkswagen ” që pas disa sekondash kthehet pas në pamundësi për të dalë.

/ SYRI.net

SHKARKO APP