Video e vrasjes së Pjerin Xhuvanit, vajza: Më kanë shkaktuar dhimbje. Të hetohet

Avokatja e familjes së Pjerin Xhuvanit kërkon hetim për publikimin në media të videos së vrasjes së tij pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Në një deklaratë për mediat avokatja Rezarta Tahiraj shprehet se video është parë edhe nga vajza e Pjerin Xhuvanit, së cilës i është shtuar stres dhe dhimbje.

“Ato imazhe të vrasjes të shpërndara në mënyrë të paligjshme janë parë në mënyrë të pavullnetshme edhe nga e asistuara ime”,- bën të ditur avokate Rezarta Tahiraj, duke iu referuar vajzës së viktimës dhe kjo situatë i ka shtuar stres dhe dhimbje në konstatimin që babai i saj është vrarë pavarësisht pranisë të shumë policëve.

Në kallëzimin e saj avokatja i ka kërkuar Prokurorisë të verifikojë nëse krahas videove janë shkelur me shpërndarjen, dokumenta të tjera të fashikullit gjyqësor në përdorim në seancën paraprake.

SHKARKO APP