Video-editoriali i “Koha Jonë”: Ose koronavirusi, ose Presidenti ta mbyllë parlamentin

Video-editoriali i “Koha Jonë”: Ose koronavirusi ose Presidenti ta mbyllë parlamentin

Editorial/ Ose koronavirusi ose Presidenti ta mbyllë  parlamentin

Ndërkohë që opozita PD dhe LSI bëjnë thirrje për mosprekjen e Kushtetutës pa konsensus të madh politik, nga ana tjetër kryeministri Rama vazhdon të deklarojë përditë se me 30 korrik do ti miratojë ndryshimet e njëanshme në Kushtetutë, gjoja për listat e hapura. Por lojës së tij i doli boja qëkur PD dhe LSI vendosen që listat të jenë 100 përqind të hapura e jo një pjesë siç do Rama. Preteksti i kryeministrit, gjoja me listat e hapura, është se me këtë synon të heqë nga Kushtetuta koalicionet parazgjedhore.
Ambasadorët e huaj sot ishin në PD në takim me Bashën dhe aleatët opozitarë, ku iu tha hapur që nëse kryeministri prek Kushtetutën, siç po luan ai, pa konsensus, atëhere rrëzohen të gjitha marrëveshjet dhe situata kthehet në pikën zero, pra përballje dhe destabilitet.
Damian Gjiknuri njofton se me datë 30 korrik deputetët do jenë në sallë për të miratuar ato që kërkon Rama dhe Murrizi. Natyrisht që opozita parlamentare bën lojën që do kryeministri dhe gjithçka është kuptuar nga publiku.
Presidenti Meta bëri sot thirje publike që të mos ketë me 30 korrik veprime që prekin Kushtetutën.
Presidenti shqiptar citoi një thënie lapidare të Pres identin amerikan Linkoln ku thoshte” “Mos ndërhyni në asgjë në Kushtetutë. Ajo duhet të ruhet, sepse është e vetmja mbrojtje e lirive tona”.
Ndërkohë që po vjen 30 korriku mësohet se tre deputetë janë me koronavirus dhe se me këtë infektim ka qenë dje në parlament për të votuar për shkarkimin e Presidentit Meta. Nuk dihet saktësisht se sa deputetë janë aktualisht me koronavirus, por rrezikojnë se ata të përhapin infektimin te stafi i Kuvendit, gazetarët dhe punonjësit e gardës, duke u bërë përhapës të kësaj sëmundje.
E megjithatë ndonëse Gramoz Ruçi ka kërkuar mos mbajtjen e punimëve të parlamentit, sepse sipas ligjit për 14 ditë asnjë deputet nuk mund të dalë nga shtëpia, ka qenë urdhëri i kryeministrit Rama i cili ka vendosur që të gjithë të jenë në parlament me datë 30 korrik për të votuar atë që ai ka në mendje.
Me Kod Penal një mbartës që përhap me dashje apo dashje koronavirusin, kur e di se e ka këtë sëmundje, dënohet me burg. Ndërsa ata që nxisin apo urdhërojnë që të infektuarit të vazhdojnë infektimin, marrin dënim deri në 8 vite burg.
Sipas kësaj dhe Kodit Penal duhet që deputetët jo vetëm të izolohen, por edhe të dënohen kur e dijnë se janë mbartës të koronavirusit.
Vendosmëria e kryeministrit për ti nxjerrë patjetër me datë 30 korrik, më së paku është kriminale, dhe së dyti nëse prek edhe Kushtetutën nga të sëmurët me virus, duke e bërë KUSHTETUTË E VIRUSIT RAMA, atëhere do jetë Tradhti.
Ndaj ka dy rrugë: ose Gramoz Ruçi nuk e mbledh parlamentin ose Presidenti Meta firmos shpërndarjen e parlamentit. Me këtë rast Meta shpëton Kombin nga këta deputetë, por edhe ruan ruan jetët e tyre që të mos ikin për Rilindjen.

SHKARKO APP