VIDEO ekskluzive/ Aksident tragjik tek TEG-u, betonierja bie poshtë mbikalimit. Humb jetën shoferi

Një aksident i rëndë u shënua pasditen e kësaj të mërkure në afërsi të TEG-ut në periferinë lindore të Tiranës, ku një betoniere ra nga lart në autostradë. Mjeti i tonazhit të rëndë ka shtypur edhe një makinë gjatë rënies. Policia në vendngjarje raporton se ky aksident i frikshëm ka shkaktuar një të vdekur dhe dy të plagosur. Jetën ka humbur shoferi i betonierjes dhe në gjendje të rëndë për jetën është pasagjeri në këtë mjet. Ndërsa drejtuesi i mjetit “Volkswagen”, nuk ka probleme serioze.

Sipas dinamikës fillestare të ngjarjes, kamioni po lëvizte në Unazën Lindore, nga Farka në drejtim të rrethrrotullimit të TEG-ut. Në momentin që është afruar te rrethrrotullimi, ku duhej të ndalonte për t’u dhënë përparësi mjeteve të tjera, nuk ka ndaluar. Më pas është përplasur me një automjet tip “Volkswagen”, të cilin e ka marrë përpara për dhjetëra metra, ndërsa më pas ka çarë barrierat metalike mbrojtëse të rrethrrotullimit dhe ka rënë në nivelin e poshtëm të aksit rrugor TEG–Elbasan, në drejtim të Elbasanit. Në asfalt duken edhe shenjat e frenimit.

Automjeti “Audi” është shkatërruar plotësisht. Drejtuesi i tij, 28 vjeçari me inicialet R. N.,është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Aksidenti ka shkaktuar radhë të gjata automjetesh në hyrje të Saukut dhe në drejtim të Elbasanit. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit

Swiss Digital Mobile Reklama

Rreth orës 16:20, te rrethrrotullimi i TEG-ut, një kamion (pompë betoni) është përplasur me një automjet. Si pasojë e përplasjes, kamioni (pompë betoni) ka çarë barrierat metalike mbrojtëse të rrethrrotullimit dhe ka rënë në nivelin e poshtëm të aksit rrugor TEG-Elbasan, në drejtim të Elbasanit.

Për pasojë, njëri prej personave që udhëtonte në kamion (pompë betoni) dyshohet se ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa personi tjetër është transportuar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Dy personat që ndodheshin në kamion (pompë betoni) janë ende të paidentifikuar dhe po punohet për përcaktimin nëse personi që ka humbur jetën në vendngjarje ishte drejtuesi i kamionit apo ishte personi që ndodhet në spital. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi R. N., rreth 28 vjeç, është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

PS 3378 (34.3%)
PD 1819 (18.5%)
PROTESTA 4650 (47.2%)

Vota totale: 9847