Video erotike me Safet Gjici, Alma Kaçi thyen heshtjen: Misioni ishte diskretitimi, projekti i qenëve një fabul
Ajo është një nga personazhet më të komentuara kohët e fundit. Fjala është për Alma Kaçin, gruaja që u shfaq në një video erotike me Safet Gjicin, tashmë ish-kryetari i bashkisë së Kukësit. Alma ka thyer heshtjen dhe ka folur për herë të parë.
“Normalisht, motivimi ishte për të demaskuar një titullar, që qytetarët presin atje tek dera për të qarë hallin e tyre dhe ai abuzon me zyrën e shtetit”,-thotë për ”Ora News”.
Tregon se tenderi rahabilitimit të qenve ka qënë kamuflim pasi qëllimi i saj ka qënë deskriditimi i zyrtarëve që abuzojën më detyrën. “Prezantimi i projektit dhe vetë projekti ka qenë thjesht një fabul”.
Thirrja e vetme e saj është që të bëhet drejtësi. ”I drejtohem vetëm drejtësisë, që të paktën po privohet e drejta e fëmijës tim. Të paktën t’i japë të drejtën të jetojë ai. Dhe të jetosh nuk do të thotë që vetëm duhet të marrësh ajër. Të jetojë me të gjitha këndvështrimet siç jeton një fëmijë”.