VIDEO/ Fevziu përplaset ashpër me Taulant Ballën

Me tone të ashpëra është shoqëruar debati i mbrëmjes në emisionin ‘Opinion’ mes drejtuesit të emisionit Blendi Fevziu dhe deputetit të PS-së, Taulant Balla. Përplasja verbale ka nisur për taksën në Rrugën e Kombit. Fevizu u shpreh se investimi që parashikon qeveria “Rama” është 160 milionë euro më shumë sesa kanë raportuar ndërkombëtarët. Ai shtroi pyetje se kush i merr këto 160 milionë euro nga taksa, që janë më tepër sesa investimet që duhen kryer?

SHKARKO APP