VIDEO-FOTO/ Aksident në Vlorë, makina përplas një kalimtare në trotuar
Aktualitet E Premte, 23 Korrik 2021 06:35
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen e njohur si “Çole”, pranë tregut të fruta-perimeve në Vlorë.
Një makinë ka hipur mbi trotuar dhe për pasojë ka përplasur një grua që rastësisht po kalonte.
Për pasojë, gruaja ka mbetur e plagosur dhe është dërguar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Vlorës.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur kërkimet për shoferin e mjetit që shkaktoi aksidentin.
KOHA JONË SONDAZH





