VIDEO/ Gazetarët nga Athina takohen me Ramën, reperin Noizy dhe me minoritetin grek në Dropull
Emisioni grek “The Reunion” me gazetarët e Sakis Tanimanidis dhe me George Mauride kanë ardhur në Shqipëri. Dy moderatorët e njohur kanë vendosur që episodin e radhës së emisionit të tyre ta zhvillojnë në Tiranë, ndërsa më pas të takohen me minoritetin grek në Derviçan të Dropullit.
Ky episod do të publikohet mbrëmjen e sotme në orën 22.30 në ANT1, ku në një “trailer” për atë se çfarë do të paraqitet e cilësojnë si një ”udhëtim që i ka të gjitha”.
Moderatorët e nisin udhëtimin me një vizitë në Tiranë, ku do të takohen me kryeministrin Edi Rama, ku i ka pritur në zyrën e tij dhe kanë zhvilluar një “lojë” basketboll.
Më pas ata do të zhvillojnë një takim me reperin Noizyn, të cilin do ta shoqërojnë edhe në një nga koncertet e tij. Mirëpo ky takim do të mbyllet me minoritetin grek. Dy gazetarët do të udhëtojnë për në Derviçan, ku do takohen me minoritetin grek atje.
View this post on Instagram
KOHA JONË SONDAZH

