VIDEO/ Gazetari britanik flet ashpër për shqiptarët: Vijnë me leçka dhe më pas i sheh me Lamborghini

Një tjetër gazetar i shtohet listës së personave në media dhe në politikë që flasin kundër shqiptarëve në Britaninë e Madhe. Komediani britanik, Mark Steyn i dedikoi një mesazhin shqiptarëve, në një monolog ku shprehu pakënaqësinë ndaj tyre. Ai prëmendi faktin se disa vijnë veç me rrobat e trupit dhe më pas i sheh me makina të shtrenjta.

“Sipas Home Office, e unë mendoj se nuk janë vlerat e sakta, 2% e meshkujve shqiptarë janë në Angli sepse mesa duket nuk ka mjaftueshëm shqiptarë. Edhe nëse janë punësuar si figurantë në filmin e Liam Nelson në “Taken 27”’.

Revolta e tij lidhet me festimet e shqiptarëve në Britani për festat e nëntorit ku të gjithë emigrantët shqiptarë u mblodhën në Britani, për të ndarë gëzimin e tyre duke mos iu bindur as policisë. Gazetari shpjegon në monologun e tij sesi policia Britanike përveçse ka dështuar në një sërë çështjesh të tjera po dështon edhe përballë shqiptarëve të cilët e kanë kthyer Londrën si ”Tiranën” e tyre të vogël.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Dje teksa po udhëtoja në ”Tiranën e re” të Metorpolitanëve, policët mbyllën urën mbrapa meje dhe kur i pyetëm se pse na thanë: Sepse shqiptarët janë duke bërë driftet e tyre, në urë dhe kanë bllokuar gjithë trafikun. Pra zgjidhja e pavlerë ishte të mbyllnin gjithë urën që shqiptarët të kënaqeshin duke bërë driftet me makinat e tyre. Policët në Britani janë të paaftë të kontrollojnë rendin, të paaftë për të vënë rregull dhe tani e dimë që janë të paaftë edhe të kontrollojnë trafikun. Kush e kontrollon trafikun publik?”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?